Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Krenari, do tregoj lidership brenda dhe jashtë fushe”/ Granit Xhaka zyrtarisht kapiten i Sunderland
Sunderland ka njoftuar zyrtarisht se Granit Xhaka (32 vjeç) do jetë kapiteni i klubit për sezonin e ri. Shqiptari që është kapiten i kombëtares së Zvicrës u afrua vetëm pak javë më parë me klubin e ngjitur në Premier League, por përvoja dhe lidershipi i tij kanë bërë që drejtuesit e klubit t’i besojnë rolin e udhëheqësit të ekipit, si në fushë dhe jashtë saj. “Një lider i shquar në skenën vendase dhe ndërkombëtare, mesfushori më parë ka marrë përsipër rolin e kapitenit te Borussia Mönchengladbach dhe Arsenal. Xhaka gjithashtu e mbajti shiritin e kapitenit në disa raste gjatë një periudhe historike te Bayer Leverkusen dhe ai ka qenë kapiten i Zvicrës nga 2020, me të cilët është aktivizuar në 137 ndeshjesh”, njofton klubi anglez....