‘Odin Mondvalsen’, distopia paradoksale e Kasëm Trebeshinës

‘Odin Mondvalsen’, distopia paradoksale e Kasëm Trebeshinës

Përsa i përket kulturës në përgjithësi dhe letërsisë në veçanti, shtypja e regjimit diktatorial ndaj intelektualëve është ndjerë për gati gjysmë shekulli. Një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore është Kasëm Trebeshina, i cili jo vetëm solli disa lloje të reja, por në të njëjtën kohë krijoi një dimension të ri në letërsinë shqiptare. Ndër kryeveprat e tij është edhe vepra “Odin Mondvalsen”, e shkruar në vitet 1955-1956 dhe e botuar në Prishtinë. Një numër i madh paradoksesh krijohen në këtë vepër: paradoksi i vijimësisë së ngjarjeve, i ligjërimit, i kohës, i hapësirës dhe paradokset e situatave (ngjarjeve) me personazhin. Lloji i paradoksit të fundit krijohet nga përplasja/ndikimi i personazhit kryesor me vetveten, me personazhet e tjera, me...