Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
1000 thirrje për ndihmë mjekësore/ Turizmi rrit urgjencat, për herë të parë aplikohet edhe…
Koordinatori i Urgjencës, Ledion Prendi, u shpreh se një ndihmesë të madhe këtë vit ka dhënë motoambulanca, e cila është vënë për herë të parë në shërbim për të përballuar trafikun kaotik dhe për të ofruar ndihmën e parë në kohë për qytetarët. Sezoni turistik ka sjellë rritje të ndjeshme të kërkesave për ndihmë mjekësore në Lezhë. Sipas të dhënave zyrtare, nga 1 qershori e deri më sot, në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës janë regjistruar mbi 1000 thirrje për ndihmë mjekësore, ku rastet më të shpeshta lidhen me aksidentet rrugore, rrezikun nga mbytjet në det dhe probleme të tjera shëndetësore. Edhe mjekja e qendrës verore të Shëngjinit, Evisa Biba, theksoi se motoambulanca ka mundësuar një shërbim më të shpejtë dhe efikas për pushuesit....