Zjarret në Delvinë dhe Gjirokastër, Rama: Falënderim dhe mirënjohje për Forcat Komando!

Zjarret në Delvinë dhe Gjirokastër, Rama: Falënderim dhe mirënjohje për Forcat Komando!

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohje për forcat Komando, duke shtuar se ishin një vlerë e shtuar në pastrimin nga çdo vatër të të gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se tashmë zjarri është qetësuar plotësisht dhe situata është nën kontroll. “Një falënderim i posaçëm me mirënjohje për Forcat Komando, të cilat gjatë gjithë natës deri në mëngjes u bënë një vlerë e shtuar në pastrimin nga çdo vatër të të gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës, 10km front zjarri që tanimë është qetësuar plotësisht”, shkruan Rama. /vizionplus.tv