Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Kostot e huamarrjes të Francës i afrohen të Italisë, investitorët shqetësohen për borxhet
Rritet ankthi për financat publike të Francës, ndërsa Roma përmirëson pozicionin e saj me mbajtësit e obligacioneveKostot afatgjata të huamarrjes së Francës po konvergojnë me ato të Italisë për herë të parë që nga kriza financiare globale, ndërsa investitorët e shqetësuar të obligacioneve e pozicionojnë ekonominë e dytë më të madhe të BE-së në një nivel me një vend që ka qenë një nga huamarrësit e saj më të vështirë.Yield-et e obligacioneve qeveritare franceze 10-vjeçare janë rritur mbi 3 për qind gjatë vitit të kaluar, ndërsa muajt e paqëndrueshmërisë politike dhe shqetësimet për financat publike kanë lënë gjurmën e tyre. Kjo ka sjellë kostot e huamarrjes referuese të Francës në vetëm 0.14 pikë përqindjeje më pak se ato të Italisë, rendimentet e obligacioneve të së...