Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Zjarri në Parkun e Monellës, flakët shuhet me shkurre, lopata
Vatra e zjarrit në Parkun Natyror të Monellës në fshatin Shëmri, njësia Administrative Malzi bashkia Kukës vijon të jetë ende aktive. Në disa pamje të publikuara mediat, shihen disa efektivë të forcave zjarrfikëse që punojnë për të shuar zjarrin me mjete si degë peme dhe lopata. Pamjet e filmuara janë gjatë natës së mbrëmshme 13 gusht 2025, ku dy zjarrfikës luftojnë me një vatër aktive zjarri, e njëri prej punonjësve është me pantallona të shkurtra. Këto pamje, tregojnë mungesën e zjarrfikëseve për të shuar zjarri, por efektivë të forcave zjarrfikëse janë të detyruar të fikin zjarret me degë peme.