VIDEO / Rama: Forcat Komando, vlerë e shtuar në luftën kundër zjarrit mes Delvinës e Gjirokastrës

VIDEO / Rama: Forcat Komando, vlerë e shtuar në luftën kundër zjarrit mes Delvinës e Gjirokastrës

Këtë të enjte, më 14 gusht, kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë prej javësh gjithë vendin, nga veriu në jug. Ndërsa ndan me qytetarët një video në rrjetet sociale, Rama shpreh falenderimet e tij për forcat komando, që kanë punuar përgjatë gjithë vijës së Sopotit, një nga zonat më të vështira. “Një FALENDERIM i posaçëm me MIRËNJOHJE për Forcat Komando, të cilat gjatë gjithë natës deri në mëngjes u bënë një vlerë e shtuar në pastrimin nga çdo vatër të të gjithë vijës së Sopotit, mes Delvinës dhe Gjirokastrës, 10km front zjarri që tanimë është qetësuar plotësisht.”, shkruan Rama. Më herët kryeministri falenderoi të gjitha strukturat në terren për sakrificat dhe përkushtimin në përballimin e kësaj...