Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
FOTO-LAJM/ Oficeri hero nuk heziton, futet në mes të flakëve merr në krahë të moshuarën dhe e largon nga zjarri
Gjatë ditëve të fundit Gramshi është duke u përballur me orë të vështira, ndërsa zjarri përpin pyje dhe shtëpi. Në këtë skenë frike, ankthi, tymi të zi e flakësh “përbindëshe” në ndihmë të forcave të zjarrfikëses kanë ardhur qytetarë e oficerë policie. Në prej tyre ka qenë oficeri i krimeve, Alfred Zhupani, i cili u hodh në mes të rrezikut për të shpëtuar jetë. Nga fotot e bëra virale në rrjet, por dhe nga dëshmitë e gramshiotëve, Zhupani, djali i Gramshit, mbajti në krahë një grua të moshuar dhe vrapoi mes flakëve të cilat përhapeshin me shpejtësi, pa menduar as për rrezikut, as për lodhjen. Sekondat ishin vendimtare, ndërkohë që oficeri i Krimeve vraponte si “vetëtimë” për të larguar të moshuarën nga banesa që po...