SYRI TV/ Rama mashtroi për avionët zjarrfikës në fushatë: Këtë verë do kemi dy avionë zjarrëfikës

SYRI TV/ Rama mashtroi për avionët zjarrfikës në fushatë: Këtë verë do kemi dy avionë zjarrëfikës

Debati për mungesën e avionëve zjarrëfikës ka sjellë në vëmendje mashtrimin publik të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë fushatës elektorale deklaroi se Shqipëria në verë do të kishte dy mjete ajrore për fikjen e zjarreve. Mashtrimin e kryeministrit e konfirmoi edhe ministri i tij i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili deklaroi se avionët janë në proces blerjeje. Në një kohë kur vendi përballet me dëme të mëdha të shkaktuara nga vatrat e rënda të zjarrit të ditëve të fundit, kryeministri Edi Rama vijoi përpjekjet për të justifikuar mungesën e mjeteve të posaçme për shuarjen e flakëve dhe ndërhyrjen e vonuar të strukturave shtetërore në disa zona. Megjithëse qeveria nuk ndërhyri për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në zonat e prekura, që do të...