Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Joan Garcia regjistrohet në listën e Barcelonës: Isha i qetë, e dija se çfarë më priste
14 Gusht 2025 9:55 Alfred Lleshi Në orët e fundit, Barcelona ka marrë “dritën jeshile” nga La Liga për të regjistruar Joan Garcia në listën e lojtarëve për sezonin e ri. Një vendim i marrë pas dëmtimit të radhës së Ter Stegen. Portieri i ri blaugrana foli për “Mundo Deportivo”: A keni vuajtur nga kjo pritje për regjistrim në listën e Barcelonës?Jo, nuk kam vuajtur. Kur firmosa, e dija se si qëndronin gjërat. Kam qenë dhe jam i gatshëm t’i përballoj, jam i qetë. Kjo është ajo që më transmeton klubi, pra qetësi. Më thonë se gjithçka do të shkojë mirë dhe unë kam besim për këtë. Duke parë këto probleme, a keni pasur dyshime për të firmosur me Barcelonën?Sportivisht dhe për një projekt afatgjatë...