Do të mbajë shiritin e kapitenit te City, Silva: Sezoni i kaluar një mësim i shkëlqyer, jemi rikthyer të uritur

Do të mbajë shiritin e kapitenit te City, Silva: Sezoni i kaluar një mësim i shkëlqyer, jemi rikthyer të uritur

Mesfushori Bernardo Silva do ta mbajë shiritin e kapitenit të Manchester City vitin e ardhshëm. Portugezi dha një deklaratë për “Daily Mail”, duke bërë edhe parashikimet e tij për sezonin e ardhshëm. “Nuk ka të bëjë me fitoren apo humbjen. Ka të bëjë me luftën për titullin dhe vitin e kaluar as nuk u përpoqëm. Mendoj se jemi rikthyer emocionalisht tani. Sa i përket nëse jemi të uritur për fitore përsëri, do të thoja po, jemi rikthyer”, tha Silva. “E urrej humbjen. Luajta për Benficën për 12 vjet dhe ata na mësuan të mos e pranojmë humbjen. Duhet të jemi të sinqertë me lojtarët. Mendoj se kjo përvojë ka qenë e dobishme sepse, para së gjithash, kemi mësuar të vlerësojmë atë që kemi arritur më...