Matthäus kritikon Bayernin: Mungon një zëvendësues për Kane. Blerja e Luis Diaz? Ishte zgjedhje e katërt…

Matthäus kritikon Bayernin: Mungon një zëvendësues për Kane. Blerja e Luis Diaz? Ishte zgjedhje e katërt…

14 Gusht 2025 10:10 Alfred Lleshi Merkatoja e zhvilluar deri tani nga Bayern Munich duket se nuk e ka bindur plotësisht një ish-ikonë të klubit bavarez si Lothar Matthäus. “Ardhja e Luis Diaz, një 28-vjeçari që Liverpool-i donte ta shiste sepse nuk rinovonte kontratën, për 75 milionë euro, nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme, – shpjegoi ai për “SportBild”. – Kolumbiani ka sigurisht shpejtësi dhe cilësi, kështu që do të bëjë mirë dhe mund ta zëvendësojë Leroy Sané, por nëse klubi do të ishte i sinqertë me veten, do të pranonte se nuk ishte aspak zgjedhja e parë. Pas Nico Williams, Rafael Leao dhe Jamie Gittens, kolumbiani Luis Diaz ishte në fakt vetëm numri katër në listën e objektivave. Pastaj, unë nuk shoh asnjë zëvendësues...