Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Politico: Shqipëria përdor IA për qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit
Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për modernizimin e shtetit, përshpejtimin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe për të luftuar një prej problemeve të saj më të thella, siç është korrupsioni. Sipas një artikulli të publikuar nga Politico, ndërsa Shqipëria pritet që në 2027 të hapë të gjitha negociatat me Bashkimin Evropian e në 2030-ën të bëhet pjesë e familjes së madhe europiane, IA (Inteligjenca Artificiale) është vënë në funksion të përshpejtimit të përkthimit dhe analizës së legjislacionit të BE-së (acquis communautaire). Sipas Odeta Barbullushit, ish-këshilltare për integrimin dhe profesoreshë në Kolegjin e Evropës në Tiranë, teknologjia mund të ndihmojë ndjeshëm në këtë drejtim. “Vëllimi i dokumentacionit të BE-së...