Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dy viktima nga zjarret në Spanjë, situatë kritike në Greqi, mijëra zjarrfikës në luftë me flakët
Pamjet apokaliptike që po shikoni vijnë nga Greqia, ku flakët kanë shkrumbuar mijëra hektarë tokë dhe kanë rrezikuar edhe banesa. Në zonën e Patras, në parkingun e Doganës flakët kanë shkrumbuar një parking, duke djegur 550 makina. Ndërkohë policia në Patra ka arrestuar një 25 vjeçar që dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Beteja me flakët vijon edhe në Akai, Kios, Prevezë, Zakynthos dhe Kefaloni. Thuasje 5 mijë zjarrfikës janë në terren, teksa Athina zyrtare ka kërkuar edhe ndihmën e Mekanizmit Europian për Mbrojtjen Civile duke kërkuar 4 avionë për shuarjen e flakëve. Në gjithë vendin pothuajse 100 mijë hektarë tokë janë prekur nga zjarret, duke shkaktuar dëm që shkon në miliona euro. Ndërkohë në Podgoricë dy zjarrfikës mbetën të plagosur të mërkurën në luftë me...