Kore raciste kundër Kosovës, UEFA gjobit rëndë Partizan Beograd dhe i mbyll një pjesë të stadiumit

Kore raciste kundër Kosovës, UEFA gjobit rëndë Partizan Beograd dhe i mbyll një pjesë të stadiumit

14 Gusht 2025 8:46 Telesport UEFA e ka gjobitur Partizanin e Beogradit me 90,250 euro dhe ka urdhëruar mbylljen e një pjese të stadiumit të klubit serb për shkak të koreve raciste dhe të motivuara politikisht nga tifozët e tij. Disa mbështetës të Partizanit të Beogradit, shfaqën një banderolë ku shkruhej “Kosova është Serbi” dhe kënduan thirrje diskriminuese dhe ofenduese gjatë ndeshjeve të tyre në shtëpi kundër Hibernian dhe Olexandriya. Këto ndeshje ishte të vlefshme për Conference League. UEFA i ka akuzuar ata për “sjellje raciste dhe/ose diskriminuese”, shfaqjen e një banderole të ndaluar dhe hedhjen e objekteve.