Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar falë sakrificave
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit. Ai theksoi angazhimin e strukturave shtetërore në përballimin e situatës, duke falënderuar forcat në terren për përpjekjet dhe sakrificat e bëra. Sipas tij falë këtyre sakrificave situata është përmirësuar. Ndërkohë që nuk kurseu të bënte dhe një kritikë për reagimet mediatike. “MIRËMËNGJES dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë...