Shqipëria vijon luftën me zjarret, Delvina e rrethuar nga flakët, ndërhyn nga ajri avioni italian, situatë e rëndë…

Shqipëria vijon luftën me zjarret, Delvina e rrethuar nga flakët, ndërhyn nga ajri avioni italian, situatë e rëndë…

Shqipëria vijon betejën me flakët e zjarrit. Delvina është e rrethuar nga zjarri edhe dje, pas luftës me flakët e llahtarshme. Zjarret kanë rrethuar kodrat e qytetit, ndërsa nga ajri po ndërhyhet me dy helikopterë. Energjia elektrike është ndërprerë. Banorët e lagjes Kasapaj në Delvinë janë evakuuar plotësisht. Zjarri rrezikoi edhe dje puset e gazit në këtë lagje, por efektivët e ushtrisë po e mbajnë nën kontroll situatën. Forcat zjarrfikëse e kanë përqendruar punën në Kasapaj për të zbrapsur flakët. Rreth orës 15:00, në Delvinë ndërhyri nga ajri një avion Canadair i dërguar nga Italia. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes thotë se efektivët e Forcave të Armatosura kanë arritur me sukses të ndalojnë avancimin e flakëve drejt banesave në Delvinë. Situatë emergjente është edhe në Gramsh,...