Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Parashikimi i motit 14 gusht 2025
                            Ditën e enjte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët, me vranësira mesatare hera – herës deri të dendura nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore. Vranësirat në relievet malore nga orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Nga orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e tyre. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era fiton shpejtësi deri në 9 m/s. Valëzimi i detit pritet të jetë 1 deri në 2 ballë.