Evropiani “i fundit” që bëri diçka të jashtëzakonshme

Evropiani “i fundit” që bëri diçka të jashtëzakonshme

Johan V. Gëte është personaliteti letrar më i rëndësishëm i letërsisë gjermane të kohëve moderne, aq sa shpesh krahasohet me Shekspirin dhe Danten. Poet, dramaturg, regjisor, romancier, shkencëtar, kritik, artist dhe burrështetas, gjatë të ashtuquajturës periudha romantike e arteve evropiane. Në ditët e sotme janë të shumtë shkrimtarët, filozofët dhe muzikantët, të cilët burimin e frymëzimit e gjejnë në idetë dhe dramat e tij.Në vendet gjermanishtfolëse, por jo vetëm, veprat e Johan V. Gëte janë kaq të spikatura, saqë janë referuar si klasike prej fundshekullit të 18-të. Johan V. Gëte lindi në Frankfurt (Main), por pjesën më të madhe të jetës e kaloi në qytetin e Veimarit, ku mori edhe titullin e fisnikut në vitin 1782. Prindërit u kujdesën shumë për arsimimin e tij. Ai...