PSG fiton Superkupën e Europës, mposht me penallti Tottenhamin

PSG fiton Superkupën e Europës, mposht me penallti Tottenhamin

Paris Saint-Germain ka shkruar historinë duke fituar për herë të parë Superkupën Europiane, pas një ndeshjeje dramatike kundër Tottenham Hotspur. Sfida, e zhvilluar mes spektaklit dhe tensionit, përfundoi 2-2 në kohën e rregullt dhe u vendos nga lotaria e penalltive, ku francezët triumfuan me rezultatin 4-3. Tottenham ishte në rrugë të sigurt drejt fitores, duke mbajtur avantazhin deri në minutën e 85-të. Atëherë, Lee Kang-In shënoi golin e barazimit për PSG pas një asistimi të shkëlqyer nga Vitinha. Kur gjithçka dukej e mbyllur, Gonçalo Ramos realizoi në minutën 90+4, pas një aksioni të shpejtë nga Ousmane Dembélé, duke çuar ndeshjen drejt penalltive. Në serinë vendimtare, PSG tregoi më shumë qetësi dhe efikasitet, duke shënuar 4 nga 5 penalltitë. Vitinha gaboi për parisienët, por gabimet e...