Fotovoltaikët, ERE nis procedurat për licencimin në prodhim të një tjetër impianti 35.6 MW

Fotovoltaikët, ERE nis procedurat për licencimin në prodhim të një tjetër impianti 35.6 MW

Enti Rregullator i Energjisë nisi procedurat për licencimin në prodhim të energjisë së një tjetër impianti fotovoltaik me kapacitet 35.6 MW. Në mbledhjen e fundit të Bordit, të mbajtur këtë javë, u njoftua edhe kjo procedurë.“Në mbledhjen e tij të datës 12.08.2025, Bordi i ERE-s vendosi të fillojë procedurën për licencimin e shoqërisë “Infotelecom-Albsolar 4” shpk në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik, me kapacitet të instaluar 35.6 MWac, me vendndodhje në rrugën “Gjorica e Poshtme”, Njësia Administrative Gjoricë, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër” – nënvizoi ERE.Enti Rregullator i Energjisë licencoi deri në fund të korrikut të paktën 13 subjekte, ku një prej tyre me kusht. Në total, kapaciteti i instaluar i projekteve që kanë marrë një licencë prodhimi si fotovoltaikë është 125...