Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
ZYRTARE/ Egnatia shton forcat në sulm para sfidës me Olimpijan, transferon lojtarin e Domzhales
Egnatia shton forcat në sulm në prag të sfidës kundër Olimpija Ljubljanës. Kampionët e “Abissnet Superiore”-s kanë zyrtarizuar sot afrimin e Nikola Buriçit. Sulmuesi 28-vjeçar ishte pjesë e Domzhales në kampionatin slloven, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Lenjanon e Novarën në Itali, si dhe me Lokomotivën e Zagrebit. “Nikola Buriç pjesë e kampionëve. Sulmuesi transferohet nga ekipi i NK Domzhale me një kontratë dy vjeçare. Mirë se erdhe dhe suksese”, ka njoftuar klubi Egnatia./Sport Ekspres/