PSG fiton Superkupën e Europës falë “ruletës ruse”, shokohen londinezët

PSG fiton Superkupën e Europës falë “ruletës ruse”, shokohen londinezët

PSG fiton Superkupën e Europës, pasi mposhti Tottenham nga pika e bardhë e penalltive. Koha e rregullt u mbyll në shifrat 2-2 dhe fituesi u vendos nga 11-metrat, aty ku parizienët u treguan më të saktë duke fituar 4-3. Londinezët e nisën ndeshjen shumë më mirë se parizienët dhe dukej sikur kishin një dëshirë më të madhe për të fituar. Ishte Micky van de Ven që shënoi golin e avantazhit për Tottenham, në minutën e 39-të, pas një aksioni të gjatë të finalizuar me sukses. Qendërmbrojtësi holandez gjendej në kohën dhe në vendin e duhur, duke dërguar topin në portën e mbrojtur nga Lucas Chevalier, pasi tentativa e parë e londinezëve u ndal nga traversa. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1. Pjesa e...