Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës
Avokati i njohur, Saimir Visha ka arritur që të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së tij. Ai ka mundur që të mposhtë sëmundjen e tmerrshme e cila e stërmundoi me muaj të tërë. Në një video të publikuar nga vetë Visha, ai shihet duke kryer ushtrime fizike për forcimin e muskujve dhe rikuperimin e plotë. Krah videos, avokati shkruan: “Ja dola të mposht këtë sëmundje të mallkuar”. Më herët persona të afërt me të kishin treguar për periudhën e vështirë që ai përjetoi. Për më shumë se një muaj, avokati qëndroi në koma dhe i intubuar, i izoluar nga jeta dhe energjia që gjithmonë e kishte karakterizuar.