Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Riaktivizohet vatra e zjarrit në Skënderbegas, banorët kërkojnë ndihmë
Sipas të dhënave të para, rreth 40 banesa në fshatrat e Gramshit janë shkatërruar plotësisht nga flakët dhe janë bërë të pabanueshme. Evidentimi i plotë ende nuk ka përfunduar, pasi zjarri vijon me intensitet të ndryshueshëm. Sa i përket dëmeve në blegtori, më të goditur kanë qenë fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër, të cilat nuk patën kohë të përgatiteshin për evakuim. Sipas verifikimeve në terren, janë gjetur të djegura 50 deri në 60 krerë bagëti, si dhe dhjetëra kafshë pune që nuk arritën të nxirreshin nga strehët. Sot janë marrë masa për groposjen e tyre. Ndërkohë, bagëtitë e mbetura gjallë në zonat më të thella, aty ku nisi vatra e zjarrit, përballen me rrezik të lartë për mbijetesë për shkak të temperaturave të larta...