Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i frikshëm në Fier–Levan, dy makina përplasen kokë më kokë
Aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor nacional Fier – Levan në vendin e quajtur “Kthesa e TEC-it” pranë fshatit Zhupan. Sipas burimeve nga vendngjarja, mësohet se dy autovetura janë përplasur mes tyre ku si pasojë njëra ka përfunduar në kanalin anës rrugës e tjetra në krahun përballë saj. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e qarkullimit rrugor dhe ekspertët e kriminalistikës për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Nga burimet policore mësohet se ka patur vetëm dëme materiale.