BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

Në fshatin Skënderbegas të Gramshit, ku flakët e zjarrit shkrumbuan dhjetra shtëpi të martën, një grua sapo ka shpëtuar, por është e trishtuar për çfarë ka mbetur pas. “Avionët erdhën me vonesë, gjithçka u dogj,” i tha ajo gazetarëve. “Si u dogjëm, u përvëluam erdhën këta. Kam punuar një jetë për atë shtëpi,” ankohet ajo. Banorët e fshatrave Kullollas dhe Skënderbegas në bashkinë e Gramshit e panë veten të rrethuar nga flakët brenda pak orësh dhe luftuan që të shpëtonin shtëpitë dhe bagëtitë, por më kot. Sipas Policisë së Shtetit, një person humbi jetën dhe dhjetë të tjerë u lënduan nga flakët e zjarrit. Policia e identifikoi viktimën si autorin e zjarrvënies. Ndërkohë, banorët e evakuuar po bëjnë bilancin e dëmeve. “Deri tani ne nuk...