Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndjekje spektakolare nëpër rrugë/ Shqiptarit i gjenden në shtëpi 52 kg drogë dhe mbi 100 mijë euro
Një natë e tensionuar është regjistruar mes qyteteve Albano Laziale, Ardea dhe Aprilia, Itali ku një ndjekje spektakolare ka përfunduar me arrestimin e një motoristi dhe sekuestrimin e një sasie të madhe droge dhe parash të gatshme. Ngjarja ndodhi kur karabinierët e stacionit të Cecchinas, gjatë një kontrolli rutinë në rrugën Nettunense, i dhanë shenjë ndalimi një motoristi që po lëvizte me shpejtësi të lartë. I riu, në vend që të ndalonte, u përpoq të largohej me shpejtësi, por pas një ndjekjeje prej rreth 4 kilometrash, u ndalua dhe u kap nga forcat e rendit. Gjatë kontrollit të mjetit, karabinierët gjetën 24.800 euro të fshehura në ndarjen e bagazhit të motorit, shumë që dyshohet të jetë përfituar nga veprimtari të paligjshme dhe që u sekuestrua...