Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Situata e zjarreve, Ambasada e Greqisë: Ngushëllime Shqipërisë, bashkëpunim dhe solidaritet në shuarjen e flakëve!
Greqia i shpreh ngushëllime dhe mbështetje Shqipërisë për situatën e krijuar nga zjarret ditët e fundit, të cilën po e përjeton aktualisht edhe vetë vendi fqinj. Ambasada e Greqisë në Shqipëri, nëpërmjet një postimi në rrjetin social në Facebook, teksa shprehu solidaritet dhe bashkëpunim, theksoi se po monitoron situatën me frontin e gjerë të zjarreve në vend. Nënvizohet se në kuadrin e kapaciteteve dhe mundësive, vendi fqinj ‘kontribuon në përpjekjet për shuarjen e zjarreve me mjete ajrore zjarrfikëse, si në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, ashtu edhe në kontekstin e bashkëpunimit dypalësh’. Postimi i plotë i Ambasadës së Greqisë: “Ambasada e Greqisë në Shqipëri shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta vendit mik dhe fqinj, Shqipërisë, dhe monitoron situatën me frontin e gjerë të...