Rrethi i mbyllur i dashurisë së plagës në poezinë e Armela Hysit

Rrethi i mbyllur i dashurisë së plagës në poezinë e Armela Hysit

Nga Timo MërkuriPoezia “rrethi cirkuit” e Armela Hysit vjen si një përplasje e mprehtë mes vetes dhe tjetrit, ku kufijtë mes “unë” dhe “ti” treten, bashkohen e prapë ndahen, e shfaqur kjo në një mënyrë që më së shumti i ngjan një pasqyre të dyzuar. Në këtë poezi, ‘unë’ dhe ‘ti’ nuk janë dy brigje të ndara nga një lumë; ato janë dy ujëra që takohen në të njëjtën shtratit të turbullt, duke humbur kufijtë derisa nuk dihet më se kush pi dhe kush mbytet. Është një poezi thellësisht moderniste, jo vetëm në formën fragmentare dhe simbolet që nuk shpjegohen plotësisht, por edhe në vetë ndërtimin psikologjik, aty ku rrëfimi nuk ka vijë narrative klasike, por është një puls i ndërprerë mendimesh dhe imazhesh. Këtu,...