Bislimi: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi është domosdoshmëri

Bislimi: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi është domosdoshmëri

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Serbi nuk është vetëm nevojë, por “edhe domosdoshmëri”. Ai më 13 gusht u takua me deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi. Në takim, sipas njoftimit të lëshuar nga Qeveria e Kosovës, u diskutua për “politikat diskriminuese e shtypëse të Serbisë” ndaj shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet. “U bisedua edhe për gjendjen e shqiptarëve në Sanxhak, ku prioritet mbetet çështja e ruajtjes dhe kultivimit të identitetit shqiptar”, u tha në njoftim. Bislimi tha se ekzekutivi kosovar do të vazhdojë mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e...