Flakët erdhën nga Delvina, shuhet zjarri rrezikonte Gjirokastrën dhe Lazaratin

Flakët erdhën nga Delvina, shuhet zjarri rrezikonte Gjirokastrën dhe Lazaratin

Zjarri që po vinte nga Delvina në drejtim të Gjirokastrës dhe fshatit Lazarat është fikur plotësisht falë ndërhyrjes së Shërbimit të MZSH Gjirokastër, të ndihmuar edhe nga disa banorë të fshatit Lazarat. Me mund dhe përkushtim, ata arritën ta shuajnë zjarrin me sukses. Falenderim të veçantë për zjarrfikësit dhe djemtë e Lazaratit për mbështetjen. Grupi i MZSH Gjirokastër do të qëndrojë në zonë deri nesër për të monitoruar terrenin, në rast se ndodh ndonjë riaktivizim i flakëve.