Kori i Filharmonisë së Kosovës debuton në Gjermani me koncert në Hamburg

Kori i Filharmonisë së Kosovës debuton në Gjermani me koncert në Hamburg

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të hapë sezonin e ri artistik me një paraqitje të veçantë dhe njëkohësisht debutimin e tij në Gjermani. Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, si dhe organizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Hamburg, koncerti do të mbahet më 8 shtator 2025 në Hauptkirche St. Petri (Bei der Petrikirche 2, 20095 Hamburg), duke nisur nga ora 19:30, përcjellë KultPlus. Nën drejtimin e dirigjentit Hajrullah Syla, kori do të prezantojë programin “Horizonte”, një udhëtim muzikor që ndërthur breza dhe kultura. Në repertor përfshihen vepra nga tradita ndërkombëtare korale, si dhe krijime të kompozitorëve kosovarë nga gjenerata e dytë e deri tek përfaqësuesit e shkollës së re të muzikës. Ky...