Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vatër zjarri në një sipërfaqe pyjore në Kukës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyjnë zjarrfikësit
Një tjetër vatër zjarri është përhapur në sipërfaqen pyjore të fshatit Bele në Kukës, pjesë e parkut Kombëtar Korab Koretnik. Zjarri është përhapur me shpejtësi edhe si pasojë e erës së fortë duke rrezikuar edhe disa shtëpi në këtë zonë. Në vendngjarje janë dhjetëra punonjës të shërbimit zjarrfikës, emergjenca civile të bashkisë Kukës si edhe të zonave të mbrojtura, në ndihmë janë edhe banorë të zonës.