Delvina në flakë: Natë ferri dhe përballje me zjarrin – VIDEO

Delvina në flakë: Natë ferri dhe përballje me zjarrin – VIDEO

Delvina në flakë: Natë ferri dhe përballje me zjarrin   Delvinë, 13 gusht 2025 – Qyteti i Delvinës përjetoi një natë dramatike, pasi zjarri që kishte nisur një ditë më parë vijoi me intensitet të lartë edhe gjatë orëve të natës. Flakët përparuan me shpejtësi drejt lagjeve periferike Llakë dhe Xhermëhallë dhe zonave të banuara, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve dhe infrastrukturën jetike të qytetit.     Zjarri në mëngjes ka përfshirë kodrat në perëndim dhe veri të qytetit dhe është afruar ndjeshëm pranë lagjes “Kasapaj”, ku banorët u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Përveç rrezikut ndaj banesave, flakët kanë kërcënuar puset e gazit në periferi të qytetit, duke shtuar frikën për shpërthime të mundshme. Falë ndërhyrjes së koordinuar të zjarrfikësve dhe...