Shqipëria, drejt digjitalizimit të regjistrit të biznesit me standardet e BE-së, QKB do të lidhet me sistemin evropian BRIS

Shqipëria, drejt digjitalizimit të regjistrit të biznesit me standardet e BE-së, QKB do të lidhet me sistemin evropian BRIS

Një projektligj i ri synon të fusë në legjislacionin shqiptar kërkesat e fundit të Bashkimit Evropian për regjistrimin e bizneseve, duke modernizuar dhe digjitalizuar procedurat dhe duke lidhur regjistrin tonë tregtar me sistemin evropian. Kjo nismë pritet të krijojë një mjedis më të qëndrueshëm dhe transparent për investitorët. Në thelb, ligji ka për qëllim lidhjen e Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) me sistemin evropian BRIS (Business Registers Interconnection System). Ky veprim do të mundësojë shkëmbimin elektronik të të dhënave me regjistrat e vendeve të BE-së, duke eliminuar boshllëqet aktuale në transparencë dhe duke lehtësuar ndjeshëm proceset për investitorët e huaj. Projektligji i ri fokusohet në disa pika kryesore si digjitalizimi i plotë ku përveç regjistrimit online, do të bëhet i mundur edhe përdorimi i identifikimit...