Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Delvinë/ Zjarri djeg edhe kosheret, bletët ‘pushtojnë’ fshatin
Situata në fshatin Lefterhor në Delvinë paraqitet serioze, ndërsa zjarri ka djegur edhe kishën e fshatit. Aktualisht vatrat në këtë fshat janë shuar, por banorët i druhen rindezjes së tyre. Zjarri vijon të jetë aktiv në mal, dhe sipas banorëve në orët e mbrëmjes i frikësohen flakëve që mund të zbresin sërish drejt fshatit. Ndërkohë zjarri ka djegur edhe disa koshere bletësh, teksa këto të fundit vërtiten nëpër fshat.