Zjarret, ministrja Denaj: Autoritetet në terren për vlerësimin e dëmeve në bujqësi dhe blegtori

Zjarret, ministrja Denaj: Autoritetet në terren për vlerësimin e dëmeve në bujqësi dhe blegtori

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj informon se Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) dhe Agjencitë Rajonale të Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AREB) janë të angazhuara në terren për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga zjarret në të gjitha vatrat e përfshira. Ministrja Denaj theksoi se këto ekipe po punojnë intensivisht për vlerësimin e humbjeve të shkaktuara tek fermerët, si në sektorin e bujqësisë, ashtu edhe në atë të blegtorisë. “Në terren janë ekipet e AKVMB-së dhe AREB-ve, të angazhuara për vlerësimin e dëmeve në bujqësi dhe blegtori”, u shpreh ajo. Ministrja u bëri apel fermerëve që të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve në terren, për të shmangur çdo fatkeqësi të mundshme. Ajo i ftoi ata të raportojnë menjëherë...