Zjarri në Delvinë, më në fund shfaqet një avion ‘Canadair’

Zjarri në Delvinë, më në fund shfaqet një avion ‘Canadair’

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga Italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me shpejtësi edhe drejt lagjes Papuçi, drejt fshatit Rusan në periferi në jug të qytetit dhe drejt malit të Sopotit në veri. Të shpërndara në pika të ndryshme të qytetit, mjetet zjarrfikëse dhe efektivët vijojnë prej disa orësh luftën me zjarrin, të mbështetur nga ajri dhe në bashkëpunim me strukturat lokale të emergjencave civile dhe Policinë e Shtetit. gijotina.com/