Vuçiç tregon vendimin: Nuk do të kandidoj më për president

Vuçiç tregon vendimin: Nuk do të kandidoj më për president

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk i shkon aspak në mendje të ndryshojë Kushtetutën për t’u kandiduar sërish për president, duke theksuar se mandati i tij në këtë post do të përfundojë për një vit e gjysmë. “Unë jam një veteran politik dhe nuk mund të kandidoj më për president, dhe as që më shkon ndër mend të ndryshoj Kushtetutën për ta bërë këtë. Nuk jam diktator, siç më paraqesin zakonisht në mediat austriake. Karrierën time si president do ta përfundoj për një vit e gjysmë”, tha Vuçiç në një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelarin austriak, Christian Stocker, në Beograd. Vuçiç njoftoi se zgjedhjet në Serbi do të shpallen përpara afatit të parashikuar me ligj, por nuk dha një datë të...