Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Situata me zjarret në vend, kreu i Emergjencave: Kush kritikon, të marrë një bidon ujë dhe të shuaj një vatër
Drejtor i Përgjithshëm i AKMC-së, Haki Çako ka ndarë këtë të mërkurë detaje nga situata me zjarret që kanë përfshirë shumë zona të vendit. Në një intervistë televizive, Çako deklaroi se këtë periudhë ka vijuar puna për shuarjen e zjarreve nga toka dhe ajri. Çako theksoi vështirësinë e gjendjes për shkak të temperaturave të larta dhe siguroi se objektivi kryesor është siguria e jetës dhe qytetarëve. “Jam në qendër të njësisë administrative Skënderbeg, ku prej dy ditesh vijon operacioni, kemi arritur të vendosim nën kontroll flakët përmes strukturave nga toka dhe nga ajri. Është e qartë se muaji korrik dhe gusht janë kulmi i temperaturave. Ka pasur raste kriminale, ku nuk kanë munguar edhe raste që janë hetuar apo që janë nën hetim nga organet...