Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nuk lëshonte fatura tatimore, tatimet mbyllin kampingun në Karpen të Kavajës
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nëpërmjet Administratës Tatimore vijon aksionin e saj kombëtar kundër bizneseve që kryejnë aktivitet të paligjshëm në evazion fiskal apo veprimtari pa fatura tatimore. Pas denoncimit në mediat sociale, AT njoftoi se ka zbuluar një tjetër subjekt që ushtron aktivitet në shkelje të ligjit. Bëhet fjalë për një kamping në Karpen të Kavajës, që u vu në lupën e Task-Forcës së Terrenit, e cila konfirmoi në vend ushtrimin e aktivitetit se subjekti. “Ky subjekt u zbulua se nuk lëshon fatura tatimore dhe ka mall pa faturë. Ndaj tij u veprua me zero tolerancë, sipas parashikimit ligjor”, njoftoi institucioni, duke e shoqëruar njoftimin edhe me operacionin e kryer te biznesi në fjalë. Administrata Tatimore konfirmoi se “është e angazhuar të trajtojë me seriozitet dhe...