Gramsh/ Frikë për përhapjen e sëmundjeve, nis groposja e kafshëve të djegura

Gramsh/ Frikë për përhapjen e sëmundjeve, nis groposja e kafshëve të djegura

Situata në njësinë Skënderbegas të Gramshit vijon të jetë e rënduar si pasojë e zjarrit. Ndërkohë në terren kanë zbritur ekipet e Ministrisë së Bujqësisë, të cilat po marrin masa për groposjen e kafshëve të ngordhura që janë djegur. Kjo ndërhyrje e shpejtë vjen për të shmangur përhapjen e ndonjë epidemie. Kujtojmë se si pasojë e flakëve, 39 banesa u shkrumbuan, sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre, por edhe dhjetëra bagëti që mbetën të rrethuara nga flakët. Në mesditë, flakët kanë hyrë në fshatin e tetë të kësaj njësie. Për shuarjen e tij po punojnë më shumë se 350 efektivë, të ndihmuar edhe nga ajri me helikopter. Nisur nga situata e rënduar, kanë nisur edhe evakuimet e banorëve, por për zjarrfikësit beteja me ta...