Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vuçiç: Nuk do të kandidoj sërish për president, zgjedhjet do të shpallen para afatit ligjor
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se zgjedhjet në vend pritet të shpallen para afatit ligjor, ndërsa përjashtoi mundësinë e një kandidimi të ri për president, duke theksuar se nuk ka ndërmend të ndryshojë Kushtetutën për ta bërë këtë të mundur. ‘A do t’i ndihmoj dikujt dhe të luftoj që ata për të cilët mendoj se mund ta udhëheqin Serbinë drejt së ardhmes të kenë sukses në zgjedhje – po, por nga cila pozitë, kjo nuk është temë tani’, tha Vuçiç në një konferencë për shtyp me kancelarin austriak Kristian Shtoker në Beograd. Ai shtoi se për shpalljen e zgjedhjeve janë kompetente vetëm institucionet e Serbisë, të cilat, sipas tij, do të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Deklaratat e Vuçiçit erdhën pas...