Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Arrestohet zjarrvënësi në Memaliaj
Policia ka identifikuar dhe vënë në pranga autorin e zjarrvënies në fshatin Iliras, Memaliaj, nga i cili u dogj territori i fshatit Koshtan, 3 banesa të pabanuara, rreth 400 pemë frutore dhe një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore. Mëngjesin e sotëm, pas një operacioni të përbashkët mes Komisariatit të Policisë Tepelenë, Stacionit të Policisë Memaliaj, forcave të DVP Gjirokastër e Fier dhe shërbimeve zjarrfikëse, u bë e mundur shuarja e flakëve dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit B. L., 62 vjeç, banues në Iliras. Zjarri kishte rënë në zonën pyjore të njohur si “Hams”, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe mjedisore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Policia apelon që...