Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vapa afrikane ‘shkrin’ Shqipërinë/ Tirana ‘digjet’ në 43.6°C, dita më e nxehtë në historinë e qytetit
Tirana ka regjistruar të hënën ditën më të nxehtë në histori, gjithashtu edhe dita më e nxehtë e Gushtit deri tani. Të hënën më 11 gusht 2025, termometri shënoi temperaturën 43.6 gradë Celsius. Edhe në Durrës u shënua temperaturë e lartë, 42.4 gradë Celsius. Për shkak të këtyre temperaturave jo tipike për vendin tonë, por që janë rrymat e nxehta afrikane, Shqipëria po digjet nga zjarret anembanë vendit prej disa ditësh, ku situata më alarmante është në jug. Nga zjarret në vendin tonë është regjistruar një viktimë, në zonën e Gramshit, të martën.