Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Presidenti i Policisë çeke vizitë zyrtare në Tiranë, Proda dhe Vondrašk forcojnë aleancën kundër krimeve kibernetike
Gjeneral Lejtnant Martin Vondrašk – Prodës: “Policia shqiptare, e vetmja në Ballkanin Perëndimor, përsa i përket modelit të bashkëpunimit me Policinë çeke.” Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mirëpriti sot, së bashku me drejtues të lartë të Policisë, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, Presidentin e Policisë çeke, Gjeneral Lejtnant Martin Vondrašk, të shoqëruar nga Zëvendëspresidenti i Policisë çeke, drejtues të lartë të Presidiumit të kësaj policie dhe nga Oficeri Ndërlidhës i Policisë çeke. Qëllimi i takimit ishte intensifikimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh, jo vetëm në fushën e sigurisë dhe rendit publik, por edhe në menaxhimin e burimeve njerëzore, si dhe në luftën kundër krimeve kibernetike. Drejtori Proda, gjatë fjalës së tij, e konsideroi bashkëpunimin me Policinë çeke historik,...