Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kumbulla mund të qendrojë në Serie A, klubi që interesohet
Cagliari është në bisedime me Romën për të nënshkruar me Marash Kumbullën. Ata e kishin synuar në afatet e fundit të transferimeve, por më pas nuk arritën ta ndiqnin ndërsa sipas mediave italiane kjo mund të jetë koha e duhur. Roma duhet ta shesë atë plotësisht, me një vit të mbetur në kontratën e tij, pasi pagoi afërsisht 26 milionë euro në verën e vitit 2021. Tashmë, Kumbulla vlerësohet 5 milionë euro në treg, shumë e cila Cagliari është i gatshëm ta paguajë. Në katër sezone, Kumbulla ka luajtur 69 ndeshje për Romën, plus dy huazime, një te Sasuolo dhe një tjetër te Espanyol.