Flakët që nisën në Delvinë tashmë përhapen edhe në Gjirokastër, kërcënim serioz për disa fshatra

Flakët që nisën në Delvinë tashmë përhapen edhe në Gjirokastër, kërcënim serioz për disa fshatra

Flakët që nisën nga Bashkia e Delvinës kanë përfshirë malin e Sopotit dhe tashmë kanë hyrë në territorin e Bashkisë Gjirokastër. Korrespondentja e Top Channel Kristina Fidhi raporton se zjarri, i fuqizuar nga era dhe thatësira, paraqet një kërcënim serioz për qytetin e Gjirokastrës dhe fshatin Lazarat. Forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës po luftojnë për ta ndalur përhapjen e flakëve, të ndihmuara nga disa banorë të Lazaratit, të cilët po përballen me zjarrin në majën e Sopotit. Çdo minutë konsiderohet kritike, ndërsa flakët vazhdojnë të mbulojnë zonën, duke rritur rrezikun e përhapjes. Operacioni i emergjencës vazhdon pa garanci se zjarri do të kontrollohet së shpejti, ndërsa autoritetet apelojnë për kujdes maksimal dhe respektim të udhëzimeve për evakuim nga banorët e zonës. Top Channel