Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Hugh Laurie në rolin e Albus Dumbledore në “Harry Potter: Audiobook Edition – Complete Cast”
Në prill të vitit 2024 u njoftua se librat e famshëm “Harry Potter” do të rikthehen në formatin audiolibër, por këtë herë me një risi të madhe: çdo personazh do të interpretohet nga një aktor i ndryshëm. Ky projekt i ri ambicioz, i titulluar “Harry Potter: Audiobook Edition – Complete Cast”, do të përfshijë më shumë se 200 aktorë dhe premton një përvojë krejtësisht të re për dëgjuesit e sagës magjike. Një nga lajmet më të mëdha rreth kësaj produksioni është përfshirja e aktorit të njohur Hugh Laurie në rolin e Albus Dumbledore. Sot, në rrjetet sociale zyrtare të “Harry Potter”, u publikua traileri i parë zyrtar, ku mund të dëgjohet zëri i Laurie duke interpretuar një nga rreshtat ikonike të drejtorit të Hogwarts-it, transmeton...